Perandori Jam Unë

Overview

Publisher
Tektime
Released
June 12, 2023
ISBN
9788835452348
Format
ePub
Category
Fiction

Book Details

Roman i verdhë, i zhanrit mister dhe detektiv
Një sekret i fshehur për shekuj të tërë, vende të mbështjella me magji, një histori dashurie e mundimshme, një sekt okult: janë këto elementet e një romani ku historia dhe ironia, arkeologjia dhe misteri janë ndërthurur bashkë për të krijuar kështu një ngjarje emocionuese. Një udhëtim pasionant nëpër kohë dhe hapësirë, që nga romakët e lashtë te kryqëzatat e Mesjetës, nga perandoria bizantine deri tek Mediҫët e epokës së Rilindjes, e deri në ditët e sotme. Tarso (Turqi), 8 korrik 2010. Një profesor universiteti, gjatë gërmimeve të tij zbulon atë që shumë të tjerë kanë kërkuar më kot: varrin e Xhuliano l'Apostatës, perandorit filozof. Mirëpo varri është bosh dhe arkeologu gjendet i vdekur fill pas këtij zbulimi sensacional. Profesorin e kanë vrarë? Kush i ka vjedhur eshtrat e kufomës së Xhulianos? Ku ka përfunduar thesari i famshëm i groposur me perandorin romak? Që nga ky moment, nis e zë fill aventura e Francesco Speri, një nënpunës banke i apasionuar pas historisë, i cili me ndihmën e të dashurës së tij Chiara, kryen hetime nëpër vendet e lashta dhe kodet e shifruara. Ngjarjet mister vazhdojnë të thellohen më tej kur një organizatë neo-pagane do bëjë të pamundurën për të penguar protagonistin, që ka si synim të vazhdojë me ҫdo kusht kërkimet e profesorit dhe të gjejë l'Apostatën... "Një aventurë drithëruese e mbushur me intriga dhe mistere" – La Stampa – "Më në fund një roman i verdhë me tematikë arkeologjike që nuk ka asgjë më pak nga bestsellerat amerikanë" – il Resto del Carlino – "Një roman i pasur me histori, art dhe të papritura" – Il Tirreno – "Mes sekreteve dhe zbulimeve, një roman i verdhë me ritëm të fortë dhe prozë të rrjedhshme, ku asgjë nuk është ashtu siҫ duket" – Corriere Adriatico – "Një udhëtim pasionant në kohë dhe hapësirë (nga romakët te kryqëzatat e deri te Mediҫët)" – Il Tabloid – "Një libër që duhet lexuar me një frymë" – Il Messaggero

Author Description

Read this book in our EasyReadz App for Mobile or Tablet devices

To read this book on Windows or Mac based desktops or laptops:

Recently viewed Books

Help make us better

We’re always looking for ways to improve. If you’ve got feedback or suggestions about how we can do better, we’d love to hear from you.

Note: If you’re looking to solve a problem with your URMS eReader, app, or purchase, visit our Help page, or submit a help request.

What is the purpose of your visit?
Did you accomplish your goal?
Yes No
Where can we improve?
Your comments*